Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

S’ishte e nevojshme kjo miqësore, Daku për konkurrencë

S’ishte e nevojshme kjo miqësore, Daku për konkurrencë


10 November, 2020 @13:48

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Shqipërisë ka bërë të ditur se nuk ka qenë e nevojshme të organizohet një miqësore e tillë në këtë situatë.

“E kemi të qartë nuk është aspak një situatë e lehtë, po përballemi me Covidin. Besoj nëpër vështirësi të njëjta është duke kaluar edhe kombëtarja e Shqipërisë. Për mua nuk ka qenë patjetër që të zhvillohet kjo ndeshje. Shqipëria është një ekip shumë i mirë, ka lojtar që luajnë në liga të forta dhe ka lojtar që janë shumë kualitativ. Është e qartë se pse nuk kemi fituar në ndeshjet e këtij sezonit të Ligës së Kombeve pasi që kemi qenë të fokusuar vetëm tek Maqedonia e Veriut,” ka thënë Challandes transmeton Panorama Sport.

Për më tepër ai ka komentuar edhe për sulmuesin në top-formë të Superligës, Mirlind Daku, që ka marrë ftesën e parë për kombëtaren seniore, pasi që ftohej rregullisht për Kosovën U21.

“Daku ka luajtur ndeshje të mira, është i ri dhe ka shënuar shumë gola. Kështu që, më duhej ta ftoja. Për mua është e rëndësishme të ftojë lojtarët më të mirë, jo për t’u dhënë kënaqësi. Pasi nuk kemi shënuar shumë gola me Kombëtaren dhe ai ka shënuar, kjo është arsyeja që e kemi ftuar. Dua të kem konkurrencë sa më shumë në ekip,” u shpreh zvicerani.

Dueli mes Kosovës e Shqipërisë do të zhvillohet në Elbasan Arena të Elbasanit më 11 nëntor me fillim prej orës 16:00.

 


 
Të gjitha lajmet nga