SHQIPËRIA

REUTERS
S’ka gol, e as fitore ndaj Hungarisë
4 June, 2014 @22:31
Shqipëria ka vazhduar me historikun e keq ndaj Hungarisë. Kuqezinjtë nuk kanë arritur t’i shënojnë as kësaj radhe gol hungarezëve, të cilët mbesin një e panjohur e madhe për Shqipërinë. Borozani.com
Një gol nga një penallti e sulmuesit Tamas Priskin në minutën e 82-të të ndeshjes ka qenë goli që ka vendosur fatin e takimit. Hungaria përsëri mposhti Shqipërinë, 1-0.
Shqipëria në katër ndeshjet e mëparshme gjatë kohëve të ndryshme nuk ka arritur të shënojë asnjë fitore, por edhe asnjë gol ndaj kundërshtarëve të sotëm - traditë e keqe kjo, që ka vazhduar edhe sonte.
Sa i përket ndeshjes, që kaloi me pak raste, Shqipëria u paraqit me një formacion ashtu siç ishte i paralajmëruar - ofanziv. Por, jo. Goli nuk erdhi assesi, përkundër disa rasteve të pakta dhe fitorja s’kishte se s’i të vinte. E penalltia në fund, vetëm sa përcaktoi fituesin e ndeshjes.
FAKTE:
# | Formacioni sonte: | Zëvendësimet sonte: | Historiku: |
1 E. Berisha, 15 M. Mavraj 2 A. Lila 6 D. Curri 13 E. Hysaj 5 L. Cana 10 V. Rama 7 A. Agolli 17 S. Gashi 3 E. Lenjani 16 S. Cikalleshi Selektor: G. De Biasi |
20 E. Kaçe për D. Curri 65' 9 E. Kapllani për Sh. Gashi 66' 19 A. Vajushi për V. Rama 70' 11 E. Vila për A. Lila 80' |
28.03.2009: Shqipëria – Hungaria 0-1 11.10.2008: Hungaria – Shqipëria 2-0 24.09.1950: Hungaria – Shqipëria 12-0 23.05.1948: Shqipëria – Hungaria 0-0 |