BARAZHI

BOROZANI
Trepça mbijeton
4 June, 2014 @19:49
Mitrovica do të ketë edhe stinorin që vjen, dy ekipe në Superligë të Kosovës. Kjo, pasi që Trepça ka arritur që të shënojë fitore në ndeshjen e barazhit të Superligës ndaj Llapit, që përfundoi i treti në Ligë të Parë.
Minatorët kaluan në epërsi me anë të golit të Jusuf Sejdiut, por Llapi ka arritur që të barazojë nëpërmjet Hamdi Namanit, pak pa përfunduar pjesa e parë - ashtu që skuadrat të shkojnë në pushim me barazim, 1-1.
Sidoqoftë, njëri ndër lojtarët më me përvojë të mitrovicasve, Shpëtim Babaj, nga gjuajtja e lirë në pjesë të dytë ka vulosur fatin e takimit për t’i sjellë gëzim të madh tifozëve të klubit, të cilët para ndeshjes kanë pasur incidente me policinë, pasi që nuk kanë arritur të hynë në stadium.