Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEBUTUESI

Bosnja befason me formë të mirë

fifa.com

Bosnja befason me formë të mirë


4 June, 2014 @14:11

Debutuesja e Kampionatit Botëror, Bosnja e Hercegovina, është në formë tejet të mirë para Kampionatit Botëror, Brazili 2014. 

Këtë ata e dëshmuan edhe në ndeshjen e zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ndaj Meksikos. 

Bosnja e Hercegovina mposhti Meksikon me rezultat minimal 1-0 me anë të golit të shënuar nga mesfushori i Galatasarayit, Izet Hajrovic. 

“Ishte fitore e lezetshme. Mendoj se tani jemi të gatshëm për Kampionat Botëror,” ka thënë ylli i skuadrës boshnjake, Edin Dzeko, që shënoi ditë më parë dy gola ndaj Bregut të Fildishtë në fitoren e Bosnjës 2-1 ndaj afrikanëve. 

Bosnja e Hercegovina do t’ia nis kampanjës në Botërorin debutues ndaj Argjentinës më 15 qershor, në grupin e së cilës bëjnë pjesë edhe Nigeria e Irani. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014