Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAN GAAL

Van Persie vjen si rrufe

AFP

Van Persie vjen si rrufe


4 June, 2014 @14:01

Selektori holandez, Louis Van Gaal, ka paralajmëruar kundërshtarët për formën e mirë të sulmuesit kryesor të tij, Robin Van Persie. 

Ai ka bërë të ditur për fifa.com se Van Persie është duke punuar shumë dhe është në ngritje e sipër të formës, që pritet të arrijë majen gjatë Botërorit. 

Van Persie i cili u përballë me lëndime te Manchester United gjatë stinorit të fundit, ka marrë leje nga klubi me kërkesë të Van Gaalit për tu rehabilituar më shpejtë në kampin e përfaqësueses dhe ka nisur të jep shenjat e para. 

Van Perise 30 vjeç ka shënuar në dy miqësoret e fundit të Holandës ndaj Ekuadorit dhe Ganës. 

Holanda, që është nënkampione aktuale e Botës, do të luaj ndeshjen e parë të Kampionatit ndaj Spanjës, ekipit që e mposhti në finalen e Afrika Jugore 2010. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014