PORTUGALIA

REUTERS
Cristiano i lënduar, Botërori në dyshim
4 June, 2014 @13:20
Mjekët e përfaqësueses portugeze kanë bërë të ditur se Cristiano Ronaldo nuk e ka gjurin në gjendje të mirë dhe paraqitjet e tij në Kampionatin Botëror, Brazili 2014, do të mund t’i shkaktojnë telashe të mëtutjeshme.
“Ai ka të lënduar muskulin e prapmë të këmbës së djathtë dhe gjurin e këmbës së majtë,” ka shkruar në njoftimin e Federatës së Futbollit Portugez sot.
Cristiano Ronaldo që ka pasur një stinor të shkëlqyeshëm me Real Madridin pritet të shkëlqejë edhe me Portugalinë në Brazil, mirëpo lëndimi në fjalë mund ta detyrojë atë në pushim të dhunshëm.
Ai ka qenë pjesë e stërvitjeve të Portugalisë dje, por ka bërë vetëm ushtrime të lehta. Edhe klubi i tij Real Madrid ka shfaqur brenga për paraqitjen e tij në Botëror.