KUQEZINJTË

Ofanzivë ndaj Hungarisë
4 June, 2014 @10:22
Përfaqësuesja e Shqipërisë sonte zhvillon miqësoren e dytë për këtë fazë përgatitore, duke u ndeshur me Hungarinë në Budapest.
Kuqezinjtë kërkojnë me ngulm fitoren, pasi që tashmë për ngritje të moralit para vjeshtës, kur kuqezinjtë nisin eliminatoret për EURO 2016.
“Fitorja kërkohet me ngulm. Ne jemi ekip i vogël dhe duhet t’i fitojmë të gjitha miqësoret, sepse vlejnë për moral,” ka thënë menaxheri i përfaqësueses shqiptare, Alban Bushi, për kanalin Supersport, transmetojnë të përditshmet tiranase sot.
Shqipëria nën drejtimin e Gianni De Biasit, pritet që sonte të fillojë ndeshjen ndaj Hungarisë me një formacion ofanziv, 4-3-3.
Ditë më parë, Shqipëria u mposht nga Rumania në miqësoren e zhvilluar në Yverdon të Zvicrës, 0-1.
FORMACIONI I MUNDSHËM I SHQIPËRISË:
Portier: | Etrit BERISHA | ||
Mbrojtës: | Debatik CURRI, Mërgim MAVRAJ, Emir LENJANI, Elseid HYSAJ | ||
Mesfushorë: | Lorik CANA, Ansi AGOLLI, Andi LILA | ||
Sulmues: | Shkelzen GASHI, Valdet RAMA, Sokol CIKALLESHI |