THE CHAMPIONS

Marca, Spanja dhe plani i saj
Pikëpyetja e vetme spanjolle
4 June, 2014 @8:50
Tifozët në Spanjë dhe mediat spanjolle, pak herë janë të bashkuar gjatë vitit dhe të një mendimi. Kjo ndodh zakonisht kur luan reprezentacioni dhe momentet e paqes pa traktat, ndodhin në muajin kur luhet Botërori, tani.
Para nisjes së misionit tejet të vështirë të mbrojtjes së titullit, të përfolurit kanë vetëm një dilemë, pasi që gjithçka dihet te formacioni bazë i Vicente Del Bosques.
Sulmuesi, ose sulmuesi në hije. A do të jetë Fernando Torres, apo Cesc Fabregas?! Kjo është pyetja që i mundon ata para 13 qershorit kur Spanja do të duhet të përsërisë finalen e Botërorit të fundit ndaj Holandës - ndaj së cilës luan ndeshjen e parë si mbrojtëse e titullit.
Të tjerët praktikisht janë ata që dihen dhe vështirë të lëvizshëm: Iker Casillas - Gerard Pique, Sergio Ramos, Cesar Azpilicueta, Jordi Alba - Sergio Busquets, Xavi Hernandez, Xabi Alonso - Pedro Rodriguez, Andres Iniesta dhe Fernando Torres ose Francesc Fabregas.
Pas ndeshjes me Holandën, Spanja do të duhet të luaj ndaj Kilit dhe Australisë për të kërkuar të tetën e finales nga Grupi B i Kampionatit Botëror, Brazili 2014.