23-shja KOLUMBIANE

REUTERS
Kolumbia në Brazil, pa Falcaon
3 June, 2014 @13:05
Selektori i Kolumbisë, Jose Pekerman, ka emëruar ekipin që do të merr pjesë në Kampionat Botëror. Sulmuesi më i mirë i këtij vendi, Radamel Falcao, që ka marrë një lëndim serioz të gjurit në janar me ekipin e tij Monaco, është lënë jashtë liste, pasi që Pekerman ka parë se ai nuk do të jetë i gatshëm për Kampionat Botëror.
“Sot, ndihem shumë mirë. Mirëpo me plotë vetëdije e them dhe besoj se ende më duhet kohë që të bëhem i gatshëm, prandaj nuk dëshiroj që t’ia zë vendin një shoku që është 100% i gatshëm,” ka thënë Falcao me të kuptuar mediat se ai nuk do të jetë pjesë e karnevalit të futbollit në Brazil.
Kolumbia me Falcaon llogaritej si tejet e rrezikshme për çdo kundërshtarë, mirëpo tani ata do të duhet të kërkojnë zgjidhje tjetër para portave të kundërshtarëve të grupit për të siguruar të tetën e finales.
Kolumbia është në grup me Greqinë, Bregun e Fildishtë dhe Japoninë.
KOLUMBIA në "Brazili 2014":
Portierë: | David Ospina (Nice/France), Faryd Mondragon (Deportivo Cali), Camilo Vargas (Santa Fe) | ||
Mbrojtës: | Camilo Zuniga (Napoli/Italy), Pablo Armero (Napoli/Italy), Cristian Zapata (AC Milan/Italy), Mario Yepes (Atalanta/Italy), Carlos Valdes (Philadelphia Union/USA - on loan to San Lorenzo/Argentina), Santiago Arias (PSV Eindhoven/Netherlands), Eder Alvarez-Balanta (River Plate/Argentina) | ||
Mesfushorë: | James Rodriguez (Monaco/France), Abel Aguilar (Toulouse/France), Carlos Sanchez (Elche/Spain), Fredy Guarin (Inter Milan/Italy), Juan Fernando Quintero (Porto/Portugal), Aldo Ramirez (Morelia/Mexico), Alexander Mejia (Atletico Nacional), Victor Ibarbo (Cagliari/Italy), Juan Guillermo Cuadrado (Fiorentina/Italy) | ||
Sulmues: | Jackson Martinez (Porto/Portugal), Teofilo Gutierrez (River Plate/Argentina), Carlos Bacca (Sevilla/Spain), Adrian Ramos (Borussia Dortmund/Germany) |