ANFIELD

REUTERS
Lambert kalon te Liverpool!
1 June, 2014 @16:16
Nënkampioni i Anglisë, Liverpool, ka nisur biznesin para afatit kalimtar veror duke siguruar shërbimet e dyshes që shkëlqeu këtë stinor me Southamptonin.
Sulmuesi i përfaqësueses angleze, Rickie Lambert, ka kaluar testet mjekësore dhe pritet që nesër të nënshkruaj zyrtarisht me ekipin nga Anfield Road.
Trajneri veriirlandez i të kuqve, Brendan Rodgers, ka parë që oferta prej 20 milionë funtave është refuzuar për mesfushrin Adam Lallana dhe ka kërkuar ngritje të ofertës për yllin e Të Shenjtëve nga Southampton.
Lallana, njofton SkySports, është shënjestra primare e nënkampionit të Anglisë, derisa nënshkrimi i Lambert, që pritet të zyrtarizohet nesër ka befasuar shumëkë në opionin britanik.