LIGA E PARË

BOROZANI/Arkiv
Gjilani siguron Play-Outin
31 May, 2014 @20:09
Gjilani është bërë skuadra e fundit nga Liga e Parë që nëpërmjet ndeshjes së barazhit do të kërkojë Superligën stinorin që vjen.
Ata kanë arritur të shënojnë fitore me rezultat minimal, 0-1 ndaj Kosovës së Prishtinës sot për të siguruar vendin e katërt, që do t’i fus në Play-Out ndaj Ferronikelit për të gjetur një vend në Superligë stinorin që vjen.
Me fitoren e gjilansve, ekipet që shpresonin këtë pozitë, Dukagjini, 2 Korriku e Liria kanë mbetur edhe për një stinor në Ligë të Parë të Kosovës, derisa dyshja që siguroi më parë Superligën, Vëllaznimi dhe Istogu, ka barazuar 0-0 ndaj Ballkanit, përkatësisht fitoi ndaj Lirisë 1-0.
LIGA E PARË, pjesa e epërme, tabela përfundimtare:
1 | Vëllaznimi | 67 pikë | Siguron Superligën 2014/15 | |
2 | Istogu | 67 pikë | Siguron Superligën 2014/15 | |
3 | Llapi | 60 pikë | Play-Out ndaj Trepçës | |
4 | Gjilani | 57 pikë | Play-Out ndaj Ferronikelit | |
5 | Dukagjini | 55 pikë | ||
6 | 2 Korriku | 52 pikë | ||
7 | Liria | 49 pikë | ||
8 | Lepenci | 39 pikë |