XHIROJA E FUNDIT

BOROZANI/Arkiv
Ferronikeli në Play-Out, Drita shpëton
31 May, 2014 @19:38
Ferronikeli nuk ka arritur që ta mposht Dritën dhe të shpëtojë drejtpërdrejtë nga Superliga. Drenicasit janë mposhtur nga gjilanasit sot 1-2 dhe tashmë shpëtimin duhet ta kërkojnë në ndeshjen e Play-Outit që zhvillohet ndaj pozitës së katërt nga Liga e Parë - që pritet të jetë Gjilani.
Me këtë fitore, Drita, që udhëhiqet nga Bekim Isufi ka arritur që t’i shmanget ndeshjes së Play-Outit, derisa golashënuesit Shqipërim Kelmendi, Alban Rexhepi dhe Bujar Shabani ishin më meritor për këtë.
Ferronikeli sot nuk u tregua ajo skuadër që ia nisi mirë pranverës nën drejtimin e Ramiz Krasniqit dhe këtë më së miri e shfrytëzuan gjilanasit që çuan drenicasit në barazh.
Rezultatet dhe tabela aktuale.