VATRENI

REUTERS
Kroacia publikon listën përfundimtare për Brazil
31 May, 2014 @18:45
Pas fitores së sotme ndaj Malit në miqësore, trajneri kroat Niko Kovac ka publikuar listën përfundimtare për Kampionat Botëror, Brazili 2014.
Kroacia mposhti sot Malin në miqësoren e zhvilluar në Osijek me rezultat 2-1, ku dy golat për përfaqësuesen nga Deti Adriatik i shënoi Ivan Perisic.
Pas ndeshjes, përzgjedhësi Niko Kovac, ka publikuar listën përfundimtare për Brazil, duke bërë të ditur 23-shen që do të udhëtojnë.
Për të krahasuar se kush ka qenë në listën e gjërë dhe kush nuk e ka arritur 23-shen, klikoni këtu. Derisa 23-shja përfundimtare është në tabelën e mëposhtme.
KROACIA në "Brazili 2014":
Portierë: | Stipe Pletikosa (Rostov), Danijel Subašić (Monaco), Oliver Zelenika (Lokomotiva) | ||
Mbrojtës: | Darijo Srna (Shakhtar), Dejan Lovren (Southampton), Vedran Ćorluka (Lokomotiv), Gordon Schildenfeld (Panathinaikos), Danijel Pranjić (Panathinaikos), Domagoj Vida (Dynamo Kijev), Šime Vrsaljko (Genoa) |
||
Mesfushorë: | Luka Modrić (Real Madrid), Ivan Rakitić (Sevilla), Ognjen Vukojević (Dynamo Kijev), Mateo Kovačić (Internazionale), Marcelo Brozović (Dinamo), Sammir (Getafe), Ivan Močinić (Rijeka). | ||
Sulmues: | Mario Mandžukić (Bayern), Ivica Olić (Wolfsburg), Eduardo Da Silva (Shakhtar), Nikica Jelavić (Hull City), Ante Rebić (Fiorentina), Ivan Perišić (Wolfsburg). |