XHIROJA E FUNDIT

Besa, përfundon e pesta
31 May, 2014 @19:49
Besa ka arritur të shënojë fitore ndaj Trepçës së dëshpëruar në Mitrovicë për të përfunduar stinorin në vendin e pestë të Superligës për këtë stinor.
Pejanët kanë shënuar fitore minimale me rezultat 0-1 me anë të golit të golashënuesit të talentuar të tyre, Egzon Gashi, që gjithnjë e më shumë po dëshmohet në Superligë.
Gashi ka shënuar në minutën e 64-të të ndeshjes me anë të një depërtimi tejet të mirë, për fitoren e pejanëve, derisa Trepça stinorin duhet ta shpëtojë në ndeshje të Play-Outit me vendin e tretë të Ligës së Parë, Llapin.
Hajvalia e Drenica përfundojnë stinorin me goleadë
Në takimin tjetër ku skuadrat kishin siguruar edhe stinorin tjetër në Superligë, Hajvalia mposhti Drenicën në goleadën 3-2.
Genc Hamiti (28’) dhe Fillim Guraziu (34’) i dhanë avantazh 2-0 vendasve, derisa Qemal Elshani (42’) zbuti epërsinë për të shkuar skuadrat në pushim 2-1.
Në pjesën e dytë Drenica barazoi me anë të Granit Arifajt (70’), por ish sulmuesi i Ferizajit, Guraziu (75’), shënoi edhe njëherë për fitoren e ekipit nga Kishnica.
Rezultatet dhe tabela aktuale.