TRECOLORES

REUTERS
Me Riberynë e lënduar në Brazil
3 June, 2014 @15:15
Te përfaqësuesja e Francës nuk kishte ndonjë befasi prej atyre që udhëtojnë ose jo në Brazil. Nga lista provizore është larguar vetëm portieri i lënduar Steve Mandanda, që u zëvendësua nga ai i St Ettienit, Stephane Ruffier.
Për më tepër, edhepse i lënduar, Franck Ribery është gjendur në listën përfundimtare dhe tashmë Franca do të niset për Brazil me aspirata të mëdha në një grup që në letër nuk llogaritet të jetë problematik për Trekolorët.
Franca takohet me Hondurasin, Ekuadorin dhe Zvicrën në Grupin E për të kërkuar të tetën e finales, derisa Trekolorët dëshirojnë të dalin faqebardhë kësaj radhe nga Botërori, pas skandalit te Afrika Jugore 2010.
FRANCA në "Brazili 2014":
Portierë: | Hugo Lloris (Tottenham Hotspur), Stephane Ruffier (St Etienne), Mickael Landreau (Bastia) | ||
Sulmues: | Mathieu Debuchy (Newcastle United), Lucas Digne (Paris St Germain) Patrice Evra (Manchester United), Laurent Koscielny (Arsenal), Eliaquim Mangala (Porto), Bacary Sagna (Arsenal), Mamadou Sakho (Liverpool), Raphael Varane (Real Madrid) | ||
Mesfushorë: | Yohan Cabaye (Paris St Germain), Clement Grenier (Olympique Lyon), Blaise Matuidi (Paris St Germain), Rio Mavuba (Lille), Paul Pogba (Juventus), Moussa Sissoko (Newcastle United), Mathieu Valbuena (Olympique Marseille) | ||
Sulmues: | Karim Benzema (Real Madrid), Olivier Giroud (Arsenal), Antoine Griezmann (Real Sociedad), Loic Remy (Newcastle United), Franck Ribery (Bayern Munich) |