SUPER SHQIPONJAT

REUTERS
Nigeria gati për sukses
3 June, 2014 @14:30
Pas afro tre javë përgatitjeje për Kampionat Botëror, përzgjedhësi nigerian, Stephen Keshi, ka përcaktuar listën përfundimtare që udhëton për në Brazil.
Ajo që mund të vërehet është se ai ka lënë jashtë ekipit futbollistin që ua solli Kupën e Kombeve të Afrikës ndaj Burkina Fasos vjet, Sunday Mba.
Sidoqoftë, duke e arsyetuar si mungesë të dëshirës së mjaftueshme, Keshi ka thënë se ai ka qenë tepër i relaksuar dhe nuk ka dhënë atë që kërkonim në përgatitje.
Me sulmues të rryer e të njohur, Nigeria do të tentojë golin karshi Argjentinës, Bosnës e Hercegovinës dhe Iranit, derisa ndeshja e parë e tyre zhvillohet më 16 qershor ndaj Iranit.
NIGERIA në "Brazili 2014":
Portierë: | Vincent Enyeama (Lille/FRA), Chigozie Agbim (Gombe United), Austin Ejide (Hapoel Be'er Sheva /ISR) | ||
Mbrojtës: | Elderson Echiejile (Monaco/FRA), Efe Ambrose (Celtic/SCO), Godfrey Oboabona (Rizespor/TUR), Azubuike Egwuekwe (Warri Wolves), Kenneth Omeruo (Middlesbrough/ENG), Juwon Oshaniwa (Ashdod FC/ISR), Joseph Yobo (Norwich City/ENG), Kunle Odunlami (Sunshine Stars) | ||
Mesfushorë: | John Mikel Obi (Chelsea/ENG), Ogenyi Onazi (Lazio/ITA), Gabriel Reuben (Beveren/BEL), Michael Uchebo (Cercle Brugge/BEL), Ramon Azeez (Almeria/SPA) | ||
Sulmues: | Ahmed Musa (CSKA Moscow/RUS), Shola Ameobi (Newcastle United/ENG), Victor Moses (Chelsea/ENG), Emmanuel Emenike (Fenerbahce/TUR), Peter Odemwingie, (Stoke City/ENG), Uche Nwofor (Heerenveen/NED), Babatunde Michael (Volyn/UKR) |