AZEMI

BOROZANI/Erdis Driza
I gatshëm për Shqipërinë kundër Serbisë
4 June, 2014 @12:53
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Ilir Azemi, i cili mungoi në dy ndeshjet e fundit të Kosovës, ndaj Senegalit dhe Turqisë, është shprehur të jetë i gatshëm për t’i ndihmuar Shqipërisë në ndeshje ndaj Serbisë.
“Ajo çfarë mund të bëj unë ndaj tyre është të luaj, të shënoj dhe t’i mposhtim. Kam dëgjuar për marrëveshjen Shqipëri-Kosovë lidhur me futbollistët dhe jam i gatshëm t’i ndihmojë kuqezinjëve,” është cituar të ketë thënë sulmuesi i Greuter Furth për Arenën.
Azemi që ka shkëlqyer këtë stinor në Bundesliga 2 me Greuter Furth duke shënuar 14 gola, është operuar nga hunda së fundi dhe pritet t’i kthehet shpejtë fushës së blertë. Ai gjithashtu është i vërshuar nga ofertat e ekipeve të Bundesligës dhe ende nuk ka vendosur se ku do të luaj stinorin tjetër.
Shqipëria do të luaj me Serbinë në grupin kualifikues për EURO 2016 që nis në vjeshtën që vjen.
ÇMIMI:
Ilir Azemi ka kontratë me Greuter Furth deri në fund të stinorit 2014/15. | Çmimi i Ilir Azemit këtë stinor është ngritur prej 500 mijë euro në 3 milionë euro. |