CELTICS - BUCKS
S’ka skuadër të pamposhtur
2 November, 2018 @11:14
Me fitoren e Boston Celtics kundër Milwaukee Bucks, tashmë nuk ka skuadër të pamposhtur në NBA.
Keltët e mposhtën kundërshtarin me rezultat 117-113, derisa gjatë ndeshjes shënuan 24 herë nga vija e treshit, që ishte shifra më e lartë në histori të klubit.
Kyrie Irving shkëlqeu me 28 pikë e 7 asistime, kurse te Milwaukee më i miri ishte Giannis Antetokounmpo me 33 pikë e 11 kërcime.
Kjo ishte humbja e parë e Bucksit për sivjet, megjithatë gjenden në krye të Konferencës Lindore me 7 fitore e 1 humbje, ndërsa Bostoni gjendet në pozitën e tretë me 6 fitore e 2 humbje.