KAMPIONI FORCON SULMIN

Skënderbeu me sulmues brazilian
7 January, 2016 @15:07
Braziliani Renato Carlos Martins Junior ose shkurt Renatinho është sulmuesi i ri i Skënderbeut, pasi që lojtari ka kaluar provat nën radarin e Mirel Josës dhe nesër do të nënshkruajë kontratë me ekipin nga Korça.
Renato është 28 vjeç dhe ka luajtur në vende të ndryshme të botës, duke nisur nga Brazili, pastaj Japonia, Portugalia e Kina.
Së fundi ai ka qenë pjesë e Chiangrai Unitedit nga Tajlanda, ku ka shënuar 3 gola në 26 paraqitje në elitë.
“Klubi dhe Renato Carlos kanë arritur marrëveshje dhe do të nënshkruajnë kontratën që lidh brazilianin me klubin tonë për një vit e gjysëm,” ka bërë të ditur ekipi i Skënderbeut në një njoftim të botuar në web faqen e klubit.
Renato Carlos pritet të zë vendin e zbrazët të lënë nga sulmuesi nigerian Peter Olayinka, që u transferua te Genti në Belgjikë.