10 MILIONË EURO
The Reds pas italianit
7 January, 2016 @14:35
Pas zyrtarizimit të Marko Grujic, tashmë Liverpool ofron 10 milionë euro për Andrea Ranocchian, mbrojtësin italian të Interit. Kështu raporton Gazzeta Dello Sport. Lëndimet e shumta në mbrojtje kanë bërë që Klopp të hidhet në sulm për të përforcuar skuadrën.
Një transferim i italianit mund të jetë i mundshëm, pasi që Ranocchia nuk po e gjen aspak veten tek skuadra e Mancinit, trajner i cili preferon Murillon e Mirandan si startues në qendër të mbrojtjes.