COPA DEL REY - REZULTATET

Debutojnë transferet, Barça prek çerekfinalet
6 January, 2016 @22:00
Ashtu siç pritej, Barcelona ka mposhtur Espanyolin me rezultat 4-1, duke ia lehtësuar vetes gjërat në ndeshjen e kthimit. Derbi i Katalunisë filloi me golin e mysafirëve, por rezultati u barazua shpejt përmes Lionel Messit. Më pas argjentinasi kaloi vendasit në epërsi përmes supergoditjes nga gjuajtja e lirë.
Në pjesën e dytë, Barcelona shënoi edhe dyherë përmes Gerard Piques e Neymarit duke e mbyllur historinë e ndeshjes. Espanyoli e mbylli ndeshjen me 2 lojtarë më pak pas përjashtimit të Perezit e Diopit në 15 minutat e fundit të takimit.
Edhe pse është edhe një ndeshje kthyese, Barcelona pothuajse e ka siguruar kalimin në çerekfinale, duke marrë parasysh avantazhin e tre golave. Vlen të theksohet fakti që në këtë ndeshje debutuan edhe dy transferet e reja të Barcelonës, Arda Turan dhe Aleix Vidal. I pari ishte startues, kurse i dyti u inkuadrua nga banka rezervë.
Në ndeshjet tjera të 1/8 së finales në Copa Del Rey u arritën këto rezultate :
Ath.Bilbao 3-2 Villareal
Betis 0-2 Sevilla
Mirandes 1-1 Deportivo La Coruna
Valencia 4-0 Granada
Kurse ndeshjet ndërmjet Eibarit dhe Las Palmas, Vallecanos dhe Atletico Madridit dhe Cadizit e Celta Vigos nuk janë zhvilluar ende. Ju rikujtojmë që Real Madridi është përjashtuar nga kupa për shkak të angazhimit të një lojtari i cili nuk kishte të drejtë loje për shkak të kartonëve.
Ndeshjet kthyese zhvillohen me 14 shkurt.