VITI I DYTË RRESHT

REUTERS/Arkiv
Rooney, më i miri i vitit
5 January, 2016 @20:15
Ndoshta jo në formën më të mirë të mundshme, mirëpo viti 2015 do të mbahet mend për Wayne Rooneyn. Kapiteni i kombëtares angleze dhe Manchester United-it është shpallur për të dytin vit radhazi lojtari më i mirë në Angli.
5 golat në 8 paraqitjet për kombëtaren angleze bënë që 30-vjeçari të arrinte kuotën e 50 golave, duke e eklipsuar legjendën Sir Bobby Charlton dhe duke u bërë lojtari me më së shumti gola me fanellën e “Tre Luanëve”.
Ndikim për t’a fituar këtë çmim pati edhe arritja e 188 golave në Premier League me Manchester United, shifër e cila u arrit fundjavën e kaluar me golin e shënuar ndaj Swanseat.
Këtë çmim Rooney e kishte fituar edhe në vitet 2008, 2009 dhe 2014.