Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RICHARD MARTIN ANALIZON

Real Madridi dhe trajnerët

Foto : Getty Images

Real Madridi dhe trajnerët


Richard MARTIN për UEFA.com

5 January, 2016 @14:21

​Kualifikim si lider i grupit për 1/8 e finales në Champions League, eliminim nga Copa Del Rey për shkak të gabimeve nga administrata e klubit (inkuadrohet lojtari i cili nuk kishte të drejtë loje), turpërim nga Barcelona me rezultat 0-4Bernabeu dhe vendi i tretë (momentalisht) në La Liga. Kaq ishte historia e spanjollit Benitez tek Real Madridi. Si shumë trajnerë të tjerë gjatë viteve të fundit, fati i njejtë e përcolli edhe Benitezin, ish-trajnerin e Valencias, Liverpoolit, Interit, Chelseat e Napolit.

Analisti Richard Martin ka shkruar gjerësisht për uefa.com në lidhjen me Real Madridin dhe jetëgjatësinë e trajnerëve në këtë klub. Shkarkimi i trajnerëve tek Madridi nuk është diçka që po ndodh vetëm me presidentin Perez. Kjo gjë pothuajse ka ndodhur gjithmonë.

Aventura e Rafael Benitez zgjati vetëm për 5 muaj e disa ditë, por ai nuk ishte i pari që i ndodhi një gjë e tillë. Do të shohim edhe gjashtë trajnerë të tjerë, të cilët u shkarkuan në mënyrë të ngjajshme.

1. FABIO CAPELLO

Italiani kishte dy aventura nga 12 muaj tek Real Madridi. Fillimisht u punësua me 1 korrik 1996  për t’u shkarkuar më 24 qeshor 1997 kurse aventura e tij e dytë ishte nga 5 korriku 2006 deri më 28 qershor 2007. Përkundër faktit që ai e riktheu titullin e La Ligas  në Bernabeu, titull i cili mungonte nga viti 2003, Don Fabio u shkarkua. Presidenti Calderon deklaroi që tek Madridi kërkohet një mënyrë më entuziaste e të luajturit, pra futbolli i italianit nuk ishte atraktiv. Një ogur që tek Reali nuk mjafton vetëm të fitosh tituj.

2. GUUS HIDDINK

Vetëm 6 muaj për holandezin, nga 15 korriku 1998 deri më 23 shkurt 1999. Kampionët në fuqi të Evropës në atë kohë kishin shpresa të mëdha për holandezin, i cili me kombëtaren holandeze sapo kishte arritur në gjysmëfinalet e Botërorit. Mirëpo një humbje nga Chelsea në Superkupën evropiane dhe më pas 4 humbje pas Krishtlindjeve bënë që Hiddink të shkarkohej. Presidenti i Real Madridit Lorenzo Sanz deklaroi që nuk ishte tërësisht faji i Hiddink, mirëpo është më lehtë të shkarkohet një trajner sesa gjysma e skuadrës.

3. JUPP HEYNCKES

Nga qershori 1997 deri në maj 1998. Kaq ishte jetëgjatësia e Heynckes tek “mbretërit”. Ai kishte përqindjen më të ulët të fitoreve në futbollin modern për Real Madridin. Sipas presidentit Sanz, ai ishte një njeri dhe trajner shumë i mirë, por mirësia e tij u keqpërdor nga lojtarët, të cilët shpesh nuk i bindeshin urdhërave të tij. Përkundër faktit që e mposhtin Juventusin me rezultat 1-0 dhe e fitoi Champions Leaguen me Madridin, ai u shkarkua vetëm 8 ditë pas finales.

4. JUANDE RAMOS

9 dhjetor 2008 - 1 qershor 2009. Vetëm 6 muaj ishte fati i ish-trajnerit të Sevillas, i cili në atë sezon po luftonte me Barcelonën më të mirë të të gjitha kohërave. Madridi ishte 9 pikë prapa Barcelonës në tabelë, mirëpo 17 fitore në 18 ndeshje e kthyen në garë për titull. Megjithatë kjo nuk mjaftoi. Shkarkimi i tij erdhi pas fitores historike me rezultat 2-6 të Barcelonës në Bernabeu.

5. VANDERLEI LUXEMBURGO

11 muaj kohë. 30 dhjetor 2004 - 4 dhjetor 2005. Aventura e parë e trajnerit brazilian në Evropë filloi mirë, me 7 fitore rresht në La Liga. Mirëpo ishte e vështirë të fitohej titulli ndaj Barcelonës së Ronaldinhos, i cili dhuroi një ndeshje spektakolare në Bernabeu dhe mposhti madrilenët me rezultat 0-3. Madje ai u duartrokit nga tifozët vendas. Kjo humbje e mbylli epokën “Luxemburgo në Madrid”.

6. MANUEL PELLEGRINI

11 muaj edhe për kilianin, tashmë trajner i Manchester Cityt. Aventura e tij zgjati prej qershorit 2009 deri në maj 2010. Ishte trajneri i cili solli Leite Kakan, Cristiano Ronaldon, Xabi Alonson e Karim Benzeman në Madrid. Fillimi i sezonit ishte i mirë, mirëpo një humbje 4-0 nga inferiorët e Alcorcon në Copa Del Rey, 2 humbje nga Barcelona dhe eliminimi i hershëm në Champions League bënë që kiliani të shkarkohej. Pellegrini vendosi një rekord të ri të klubi madrilen, duke e mbyllur sezonin me 96 pikë. Problemi ishte që Barcelona kishte 99.


PËRFUNDON PUSHIMI

Edhe 89’shi gati për stërvitje

FFK Superliga

Edhe 89’shi gati për stërvitje

04/01/16 @ 21:57

NISIN TELASHET

Lëndohet Vardy

Premier League

Lëndohet Vardy

04/01/16 @ 21:40

PARAQITET ZIDANE

Fjalët e para të trajnerit Zidane

Champions League/La Liga/Transfere

Fjalët e para të trajnerit Zidane

04/01/16 @ 20:24

REAL MADRID ME TRAJNER TË RI

Vetëm 7 muaj

Champions League/La Liga/Transfere

Vetëm 7 muaj

04/01/16 @ 20:08

RAPORTON MARCA

Shkarkohet Benitez?

Champions League/La Liga/Transfere

Shkarkohet Benitez?

04/01/16 @ 16:48

BRAZILIANI I RI

Vitor Roque me klauzolë 500-milionëshe te Barcelona

La Liga/Transfere

Vitor Roque me klauzolë 500-milionëshe te Barcelona

13/07/23 @ 11:12

SPANJA FITON TROFEUN

Spanja pas penalltive, fiton Ligën e Kombeve 22/23

Liga e Kombeve/La Liga

Spanja pas penalltive, fiton Ligën e Kombeve 22/23

18/06/23 @ 23:34

SPANJA FINALISTE PËRSËRI

Joselu çon Spanjën në finale, për duelin e madh ndaj Kroacisë

Liga e Kombeve/Serie A/La Liga

Joselu çon Spanjën në finale, për duelin e madh ndaj Kroacisë

15/06/23 @ 23:53

TALENTI ANGLEZ KALON TE MBRETËRIT

Bellingham zyrtarizohet te Real Madridi, me bonuse deri në 30mln euro shtesë

Champions League/La Liga/Transfere

Bellingham zyrtarizohet te Real Madridi, me bonuse deri në 30mln euro shtesë

14/06/23 @ 15:33

PËRZGJEDHIN TALENTIN

Vitor Roque me kontratë afatgjate te Barcelona

La Liga/International/Transfere

Vitor Roque me kontratë afatgjate te Barcelona

14/06/23 @ 08:34

REAL MADRID

ZYRTARE: Benzema largohet nga Real Madridi

Champions League/La Liga

ZYRTARE: Benzema largohet nga Real Madridi

04/06/23 @ 12:22

EPOKA E RE E GALAKTIKËVE

Real Madrid para gjuetisë së madhe

La Liga/Transfere

Real Madrid para gjuetisë së madhe

11/05/23 @ 14:54

BUSQUETS NDAHET NGA BARCELONA!

Busquets, njeriu që tejkaloi ëndrrat e fëmijërisë

La Liga

Busquets, njeriu që tejkaloi ëndrrat e fëmijërisë

11/05/23 @ 11:45

DY GOLA TË BUKUR NË BERNABEU

DeBruyne barazoi - beteja e parë, pa fitues!

Champions League/Premier League/La Liga

DeBruyne barazoi - beteja e parë, pa fitues!

09/05/23 @ 22:50

VAZHDON ME GOLA

Muriqi arrin shifrën e 13 golave në LaLiga

La Liga

Muriqi arrin shifrën e 13 golave në LaLiga

05/05/23 @ 12:04


 
Të gjitha lajmet nga La Liga