PËRFUNDON PUSHIMI

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Edhe 89’shi gati për stërvitje
4 January, 2016 @21:57
Nesër dhe pasnesër janë dy ditët e fundit të pushimit për ekipin mitrovicas, Trepça’89.
Më 7 janar lojtarët do të nisin stërvitjet e rregullta me ekipin që pati shkarkuar trajnerin Arsim Thaçi me të përfunduar stinori vjeshtor për shkak të serisë së humbjeve.
Trepça’89 ka përfunduar stinorin vjeshtor në Superligë në pozitën e gjashtë, në mes të tabelës, duke mbledhur 23 pikë nga 17 ndeshjet e para të stinorit.