NISIN TELASHET

Lëndohet Vardy
4 January, 2016 @21:40
Sulmuesi 28 vjeç i Leicester Cityt, Jamie Vardy, që u bë yll në Premier Ligë këtë stinor me formën e tij të shkëlqyeshme duke arritur të shënojë 15 gola në elitën e futbollit anglez është raportuar të jetë lënduar.
Sipas BBC Radio Leicester, sulmuesi i Anglisë duhet të futet në një operacion të shkurtër të ijes dhe pritet të mungojë në 14 ditët e ardhshme për klubin e tij.