PARAQITET ZIDANE

Fjalët e para të trajnerit Zidane
4 January, 2016 @20:24
Me një setre të kaltër, ku vërehen vijat e holla vertikale e horizontale të lehta, Zinedine Zidane, është paraqitur në konferencë për shtyp para mediave si trajner i ri i Real Madridit.
Duke iu bashkangjitur Florentino Perezit afër mikrofonit, ai ka thënë se është më i emocionuar sot, sesa kur u bë pjesë e ekipit si lojtar.
“Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për mua,” ka thënë Zidane.

“Jam më i emocionuar sot sesa që kam qenë në ditën kur u transferova këtu si lojtar,” ka shtuar francezi 43 vjeçar.
Zidane do të merr drejtimin e Real Madridit nga Rafael Benitezi i shkarkuar sot. Francezi deri më tani ka punuar në ekipin e dytë të Real Madridit.
“Do të punojë me mish e shpirt për të arritur sukses në këtë detyrë dhe do të luftojmë si ekip për çdo trofe që jemi në garë,” ka shtuar ai.

Video
Zidane vs Enrique
A do të ndezet El Clasicoja?