VLORA ME RISI

Flamurtari zyrtarizon brazilianin
4 January, 2016 @18:15
Flamurtari i Vlorës që nuk i ka përmbushur asnjëherë pritjet në këto dy stinorë të fundit në Kategorinë Superiore, ka zyrtarizuar përforcimin e parë për pjesën e dytë të kampionatit.
Danilo Almeida Alves, braziliani 24 vjeçar është përforcim i ri i skuadrës në sulm të saj.
Alves në stinorin e fundit nuk ka të regjistruar ndonjë gol të shënuar në ligat kampionale të Brazilit ku ka luajtur.
Në vitin 2014 ai ka ndërruar tre klube, ndërsa në vitin që e lëmë pas ka qenë pjesë e Sao Bentos në ligën Paulista A1 të Brazilit si dhe e Osaco Audaxit.
Video