WEST HAM KËRKON MESFUSHORIN TURK

Besiktas refuzon Bilicin
4 January, 2016 @17:03
Slaven Bilic trajner i West Ham Unitedit i ka ofruar 7.4 milionë funta Besiktasit si dëmshpërblim për të transferuar mesfushorin e skuadrës turke, Gokhan Tore.
Tore 23 vjeç ka punuar nën urdhërat e Bilicit stinorin e kaluar derisa trajneri kroat ka qenë udhëheqës i Besiktasit dhe e njeh mirë atë.
Mirëpo, Besiktas ka refuzuar ofertën e West Ham Unitedit sot dhe ka thënë se transferi nuk mund të realizohet në janar, ndërsa ka porositur Bilicin që të riofertojë për mesfushorin e reprezentacionit turk, në verë. (theSun)