ZYRTARIZOHET PËRFORCIMI

Foto: premierleague.com
Bournemouth merr sulmuesin e Romës
4 January, 2016 @16:34
Pa marrë parasysh se si do të tregohet në fushë, Juan Iturbe, do të mbahet në mend si lojtari i parë që u zyrtarizua si përforcim në Premier Ligë në janarin 2016.
Argjentinasi 22 vjeçar është huazuar nga Roma te Bournemouth deri në fund të këtij stinori.
“Ai do të sjellë energji, kreativitet, shpejtësi dhe merr-jep pasime. Mbetemi me shpresë që ai do të sjell ndikim të madh në skuadër,” ka thënë Eddie Howe, trajner i ekipit anglez për BBC Radio Solentin sot.
Iturbes posa t’i lëshohet leja e punës do të mund të vesh fanellën e ekipit të tij të ri, ndërsa BBC Sport ka shkruar se ai mund të debutojë në ndeshje ndaj Birminghamit në kuadër të FA Kupës të shtunën.