VALENCIA - REAL MADRID

Reali çalon në Mestalla
3 January, 2016 @22:13
Real Madridi nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një pikë nga udhëtimi në Valencia.
Pavarësisht mungesave të shumta, prej tyre edhe Shkodran Mustafi, Valencia e menaxhoi mjaftë mirë ndeshjen.
Madrilenët kaluan në epërsi në minutën 16’ me Karim Benzeman, ndërsa Parejo e mohoi që Reali të shkoj në pushim me epërsi, pasi që shënoi nga penalltia.
Punët e Benitezit u vështirësuan kur Matteo Kovacic u ndëshkua me karton të kuq.
Megjithatë Reali arriti të shënojë edhe njëherë me anë të uellsianit Gareth Bale, ndërsa përgjigjja e menjëhershme erdhi nga Paco Alcacer për rezultatin përfundimtar 2-2.
Me këtë barazim Reali ka ngecur edhe më tej në luftë për titull, pasi tashmë ka 4 pikë më pak se lideri Atletico, derisa Barcelona ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj jave.