RIMARRIN KREUN

Fiorentina merr kreun
6 January, 2016 @17:34
Kombinimi kroato-slloven Nikola Kalinic - Josip Ilicic, i ka sjellë Fiorentinës lidershipin e Serie A-së sot, pasi që ekipi vjollcë ka mposhtur Palermon si mysafir 1-3 në Renzo Barbera.
Ilicic ka shënuar dy golat e para të ekipit, pas asistimeve nga Kalinic, e pasi që Alberto Gilardino ka ulur epërsinë e mysafirëve, polaku Jakub Blaszczykowski ka vulosur fituesin e ndeshjes.
Fiorentina do të mbetet në krye të klasifikimit derisa të mësohet fati i ndeshjeve Empoli - Inter dhe Napoli - Torino, sonte.
Në rast të mosfitores së Interit e Napolit, Fiorentina do të mbetet në krye të elitës italiane.
All Goals HD - Palermo 1-3 Fiorentina - 06-01-2016 by Football-_Live