ZYRTARE

Foto: Llogaria zyrtare e Liverpoolit në Twitter.
Liverpool transferon talentin serb
6 January, 2016 @15:30
Pas lajmit të publikuar më parë që Klopp do të fillonte merkaton, duke marrë parasysh lëndimet e shumta, ka ardhur edhe zyrtarizimi i parë tek skuadra e Liverpoolit. I përfolur shumë në muajt e fundit, Marko Grujic ka kompletuar marrëveshjen me 18 herë kampionin anglez.
Talenti 19-vjeçar i Partizanit të Beogradit ka nënshkruar kontratë me Liverpoolin mirëpo do të mbetet në huazim në ligën serbe deri në fund të këtij sezoni. Në 21 paraqitje për skuadrën seniore, mesfushori i talentuar ka shënuar 5 gola që nga debutimi i tij në moshën 17-vjeçare.
“Jam shumë i emocionuar për kalimin tim në Angli. Më pëlqejnë stadiumet dhe publiku anglez. Do të jap maksimumin,” u shpreh serbi.
Shuma e transferimit raportohet të jetë afro 7 milionë funte.