VLONJATËT BËHEN ME TRAJNER TË RI

Flamurtari zyrtarizon shkupjanin
6 January, 2016 @15:11
Zekerija Ramadani, trajneri shkupjan është njeriu që do të drejtojë Flamurtarin e Vlorës për pjesën e dytë të Kategorisë Superiore.
Ramadani, që më parë ka qenë edhe si futbollist pjesë e ekipit kuq e zi nga Vlora, është shprehur i lumtur me mundësinë e dhënë, ndërsa ka shtuar se ekipi do të synojë trofeun e Kupës këtë stinor, pasi që gjendja aktuale në tabelën e Kategorisë Superiore nuk premton më shumë.
Ramadani 37 vjeç, ka licencën UEFA Pro dhe në tre vitet e fundit ka qenë pjesë e skuadrës FC Shkupi. Nga Flamurtari, pak para fundi të stinorit vjeshtor kishte ikur çeku Stanislav Levy.