RAPORTON SKY ITALIA

Luftë mes skuadrave nga Milano
6 January, 2016 @11:38
Milano dhe Interi tashmë kanë filluar betejën e tyre të janarit. Bëhet fjalë për transferimin e Marouane Fellainit, i cili duket se mund të jetë pjesë e planeve të Mihajlovicit apo Mancinit. Kështu raporton gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio për Sky Sports Italia.
Por problemi mbetet tek United, të cilët kërkojnë hiç më pak se 20 milionë euro për belgun shtatlartë. Lojtari në fjalë erdhi tek United nga Evertoni në gusht të vitit 2013 për afro 30 milionë euro dhe United nuk dëshiron t’a largojë për pak para.