SHQIPTARI NË GJERMANI

Dren Feka duke u prezentuar/ Foto: Hamburg Official
Feka me kontratë profesionale
5 January, 2016 @16:43
Dren Feka, mesfushori i rritur në akademinë e Hamburgut nga viti 2009 ka arritur të nënshkruajë kontratë profesionale me klubin gjerman.
Njoftimin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e ekipit elit gjerman, ndërsa vetë Feka është shpallë futbollisti i vitit te grupmoshat përkatëse.
“Ai është lojtar inteligjent dhe pjesë e rëndësishme e klubit tonë,” ka shkruar faqja zyrtare ekipit gjerman duke cituar drejtorin sportiv Peter Knabel.
Feka është 18 vjeç dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2018, derisa mban pasaportë shqiptare e gjermane.