BUJAR SHABANI

Rikthehet te kampioni
6 January, 2016 @22:24
Pas 6 muajve të kaluara te Skënderbeu, mesfushori Bujar Shabani, rikthehet te Ferronikeli.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë klubi drenicak pak më parë, ndërsa Shabani pritet të mbush vendin në mesfushën e skuadrës.
Shabani është paraqitur në tre ndeshje të Skënderbeut këtë stinor, në të gjitha si zëvendësues në Kategorinë Superiore.
Ai ka zhvilluar edhe dy ndeshje në Kupë, ndërsa nuk ka pasur fatin që të shijojë ndonjë minutë në Europa Ligë.