Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

POLONIA - SLLOVAKIA

Sllovakia befason polakët

Sllovakia befason polakët


14 June, 2021 @20:09

Sllovakia triumfoi në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian, duke e mposhtur Poloninë me rezultat 1-2.

Sllovakia kaloi në epërsië që në minutën e 18’, përmes autogolit më të shpejtë në histori të ndonjë Kampionati Evrorian, ku pas goditjes së Robert Makit, topi është devijuar nga portieri i Polonisë, Wojciech Szczesny.

Rezultatin e barazoi Polonia me të filluar pjesa e dytë me Karol Linetty (46’), derisa në minutën e 62’ mbeti me 10 lojtarë në fushë, pas ndëshkimit të Grzegorz Krychowiakut me kartonin e dytë të verdhë.

Epërsia për herë të dytë të Sllovakisë, erdhi nga Milan Skrinia në minutën e 69’, që ishte edhe goli i fitores për sllovakët.

TABELA AKTUALE

Sllovakia ndeshjen e dytë do të luajë me Suedinë më 18 qershor, kurse Polonia me Spanjën më 19 qershor.


 
Të gjitha lajmet nga