Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Sokoli i referohet dy lojtarëve: Prita më shumë nga ta

Sokoli i referohet dy lojtarëve: Prita më shumë nga ta


1 March, 2021 @16:06

Gjilani është ndarë me vetëm një pikë nga udhëtimi i sotëm në Skënderaj, ku u përballë me skuadrën e Drenicës.

RAPORTI I NDESHJES

Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, për këtë ndeshje që përfundoi pa gola, 0-0, u tregua vetëkritik për ekipin e tij, duke e vlerësuar edhe jashtë pritjeve të tij paraqitjen e dyshes Arbër Çyrbja dhe Shend Kelmendi.

“Duhet kërkuar ende gabimet dhe duhet kërkuar ende në aspektin e vetëbesimit të ekipit dhe vetëkontrollit të lojtarëve brenda fushës. Unë e kam të qartë se çfarë duhet të ndryshojë. Duhet pranuar që skuadra akoma nuk është në filozofinë që kërkojmë, unë them që ka pasiguri tek skuadra, na munguan disa lojtarë e disa të tjerë nuk ishin gati për shkak të lëndimeve. Unë kam pritur pak më shumë nga Çyrbja dhe Kelmendi, por përsëri duhen përgëzuar”, tha ai.


 
Të gjitha lajmet nga