Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONS LEAGUE

Sot ndeshja finale parakualifikuese për Dritën

FOTO / Drita

Sot ndeshja finale parakualifikuese për Dritën


11 August, 2020 @11:05

Pas fitores ndaj Inter Escaldes, Drita sot do të përballet në finalen e parakualifikimeve për Champions League kundër Linfieldit.

Ndeshja do të luhet në ora 18:00.

Kampionia e Kosovës, Drita, është duke pritur lajmin nga UEFA-ja për dy futbollistët e saj Fidan Gërbeshi e Bujar Shabani, që dolën pozitiv ditë më parë, e pas testimeve të dyta kanë dalur negativ.

Dje edhe Hamdi Namani kishte rezultuar pozitiv për COVID-19, ku me shumë gjasa nuk do të jetë në fushë.

Drita nëse e mposht Linfieldin në raundin tjetër do të përballet me kampionen polake Legia Varshava.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga