Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRGATITJET NDAJ GREQISË

Sot stërvitja e fundit para Greqisë

Foto: FFK

Sot stërvitja e fundit para Greqisë


4 June, 2022 @11:12

Kombëtarja e Kosovës pas fitores së arritur të enjten si mysafire kundër Qipros, pasditen e së premtes ka vazhduar me stërvitje në Kampin Nacional në Hajvali.

Në stërvitjen e djeshme përzgjedhësi Alain Giresse ka vendosur që për pjesën e futbollistëve të cilët luajtën të ketë një stërvitje rigjeneruse, teksa pjesa tjetër ka zhvilluar stërvitje normale.

Nisma e mbarë e këtij cikli kualifikues ka bërë që edhe atmosfera në radhët e Dardanëve të jetë shumë e mirë dhe të gjithë e presin me optimizëm duelin e radhës, ndonëse janë të vetëdijshëm se kundër Greqisë duhet të kenë një paraqitje dukshëm më të mirë për të arritur fitoren e radhës.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA

Kombëtarja e Kosovës sot në orën 17:30 do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në ‘Fadil Vokrri’, derisa paraprakisht përzgjedhësi Alain Giresse dhe njëri prej futbollistëve do të paraqiten në konferencë për media.


 
Të gjitha lajmet nga