ST. MARY'S

Foto: premierleague.com
Southampton prezanton trajnerin e ri
10 November, 2022 @11:04
Skuadra e Southamptonit që ditë më praë u nda me trajnerin që shërbeu katër vjet në klub, Ralph Hasenhuttl, ka prezantuar sot trajnerin e ri të skuadrës.
Ekipi i Premier Ligës ka emëruar si menaxher të ekipit të parë Nathan Jonesin, që për herë të parë do të shërbejë në Premier Ligë. Jones 49-vjeçar vjen nga Luton Town.
Suksesi i tij është që ka ngritur Lutonin prej League Two në League One (kategoria e tretë e futbollit anglez) brenda viteve 2016-2019 sa punoi aty. Pas kësaj ai kaloi 18 muaj te Stoke City.
Ndeshja e parë e tij si trajner i Southamptonit do të jetë ndaj Liverpoolit të shtunën.