Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI E: SPANJA - KOSTA RIKA

Spanja mrekullon, ia nis me rekorde

Spanja mrekullon, ia nis me rekorde


23 November, 2022 @20:04

Spanja e ka nisur mrekullueshëm dhe me rekorde Botërorin e Katarit. Gavi informoi gjithë botën e futbollit me një volej briliant, ndërsa Spanja shkëlqeu duke deklasuar Kosta Rikën në fitore senzacionale, Spanja 7-0 Kosta Rika [Dani Olmo 11, Marco Asensio 21, Ferran Torres 31pen., 54, Gavi 74, Carlos Soler 90, Alvaro Morata 90+].

Ferran Torres shënoi dy herë në këtë ndeshje, ndërsa La Roja ka qenë plotësisht dominuese në këtë ndeshje, duke shënuar fitoren rekorde të tyre në një Botëror, si dhe duke vendosur rekord për fitoren më të thellë dhe më së shumti gola të shënuara nga një ekip në ndeshje në “Katari 2022”.

Ferran Torres

Gjithashtu, Spanja ka bërë mbi 1000 pasime në këtë ndeshje, që e bën atë rekordere të një ndeshjeje Botërori prej kur ato kanë nisur të llogariten.

Çerekfinalistja e “Gjermania 2014” Kosta Rika dhe e kualifikuara e fundit për këtë Botëror, që në fillim të ndeshjes pa se do të ketë punët vështirë, por loja e saj lë për të dëshiruar në këtë përballje ku s’shkonte asgjë.

TABELAT, REZULTATET dhe ORARI

Spanja e urritur, asnjëherë s’u ndalë - dhe atë deri në fund, për të bërë shkatërrim total të kundërshtarit me shtatëshe, derisa Gavi mori në fund edhe çmimin e lojtarit të ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori