Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRAMA I TAKON SPANJËS

Spanja në gjysmëfinale, mposht Gjermaninë pas vazhdimeve

Spanja në gjysmëfinale, mposht Gjermaninë pas vazhdimeve


5 July, 2024 @21:15

Spanja vazhdon të ëndërrojë titullin e katërt të Evropës, pasi që la kundërshtarin nikoqir krejt në fund të ndeshjes pa shpresa. Ka qenë Mikel Merino që shënoi në minutën e parafundit të vazhdimeve për t’ia dhënë fitoren Spanjës ndaj Gjermanisë në duelin e parë çerekfinal të EURO 2024 të luajtur në Stuttgart sonte.

Gjermania kishte mundësi të mirë në shtesat e vazhdimeve me Niclas Fullkrug për të barazuar, por goditja e tij me kokë shkoi pranë shtyllës së Unai Simonit, për të përfunduar ndeshja 2-1 [Olmo 51’, Merino 119’ - Wirtz 89’]në të mirë të “toreadorëve”.

SKEMA DREJT FINALES

Në pjesën e parë, Spanjë dominante me Gjermaninë agresive, në përballjen që përfudoi më pas me 6 kartona për gjermanët e 9 për spanjollët pas 120 minutash. Lëndimi i Pedrit në pjesë të parë, bëri që Luis de la Fuente të fus në lojë Dani Olmon në minutën e tetë të ndeshjes. E ky, pos që i dha avantazhin Spanjës në fillim të pjesës së dytë, edhe asistoi në fund të ndeshjes për Merinon që shënoi për fitore.

Julian Nagelsmann reagoi në pjesë të dytë me futjen e Florian Wirtzit dhe Niclas Fullkrugut që sollën gjallëri në sulmin e “panzerëve”, ku lojtari i Bayer Leverkusenit edhe barazoi në minutën e 89-të për të çuar duelin në vazhdime. Rastet më pas vazhduan për të dyja palët pasi që loja u hap.

REZULTATET, ÇIFTET & ORARI

Mirëpo, krosimi i minutës së 119-të nga Olmo, zgjidhi ndeshjen kur sulmuesi i Real Sociedadit Merino shënoi me kokë në portën e Manuel Neuerit të pa gjasë në atë rast, për t’ia mbajtur gjallë shpresat spanjollëve për trofe, e në anën tjetër për t’ia përfunduar shpresat gjermanëve organizatorë të EUROs, për të cilët edhe legjendari Toni Kroos mbylli karrierën në moshën 34-vjeçare për reprezentacionin e tij.

Spanja në gjysmëfinale do të pret fituesin e duelit Portugalia-Franca.

LOJTARI I NDESHJES NGA UEFA: Dani Olmo - ESP
Shpegimi i shkurtër: Performancë briliante


 
Të gjitha lajmet nga