EL CONFIDENCIAL
Spanjollët dorëzohen, Kosova luan me flamur e himn
11 March, 2021 @13:58
Federata e Futbollit të Spanjës duket se nuk do të bëjë rekomandimet e Qeverisë spanjolle, pasi që sipas një artikulli të botuar sot në të përditshmen El Confidental, ata do të pranojnë Kosovën në Sevilla me himn e flamur, siç kërkojnë rregullat.
“El Confidencial” ka shkruar sot se Qeveria e Spanjës do të lejojë që të shfaqet flamuri dhe të intonohet himni i Kosovës në ndeshjen kundër Spanjës, që do të zhvillohet më 31 mars në Sevillla.
Ndeshja e vlefshme për Botërorin “Katari 2022” dhe së fundi, Federata spanjolle provokoi, duke paralajmëruar se do të luajë kundër territorit të Kosovës.
Kjo çoi në reagimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ndërsa në një përgjigje për koha.net, UEFA ka konfirmuar se ndeshja do të luhet sipas rregullave të FIFA-s, pa asnjë përjashtim.
Spanja është një nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe në shumë raste u ka nxjerr telashe sportistëve kosovarë.