Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIAMI HEAT

Stop Miami!

REUTERS/Jeff Haynes

Stop Miami!


28 March, 2013 @9:40

Më në fund doli një skuadër që e ktheu në botë kampionin aktual Miami. Pas 27-të fitoreve resht, Chicago Bulls arriti t’i thotë “ndalu” Heatit.

Ndeshja përfundoi me rezultat 101-97 në favor të Chicago-së. 

Në këtë ndeshje shkëlqyen, Luol Deng me 28 pikë, Carlos Boozer me 21 pikë e 17 kërcime, si dhe rookie Jimmy Butler me 17 sosh.

Në anën tjetër, LeBron Jamesi luajti me 32 pikë, por kësaj radhe nuk funksionoi i tërë ekipi si duhet për ta vazhduar serinë e fitoreve.

Seria e fitoreve të Miami Heatit, u bë seria e dytë më e gjatë në histori të NBA-së, të cilët ishin shumë afër për ta thyer rekordin e Lakersit, që e mbajnë rekordin me 33 fitore rresht. Seritë rekorde në NBA.


 
Të gjitha lajmet nga NBA