Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPA

Stuhia Bilbao

REUTERS

Stuhia Bilbao


29 March, 2012 @19:51

Ekipi i udhëhequr nga Marcelo Bielsa, Athletic Bilbao, demoloi të kaltërit mbretëror nga Gelsenkircheni. Baskët dëshmuan se eliminimi që ia bënë Manchester Unitedit nuk ishte aspak rastësi, pasi që të njejtën ia bënë edhe Schalke 04. Në ndeshje golat e fitores për mysafirët i shënuan Fernando Llorente në minutën e 20-të dhe 73-të, Oscar de Marcos në të 81-tën, dhe Iker Muniain 90-tën. Për Schalken shënoi dy herë veterani spanjoll Raul Gonzales në minutat 22 dhe 60, por këto gola nuk i mjaftuan gjermanëve për ti ikur humbjes.

Me këtë fitore në Veltins Arena, mysafirët, në ndeshjen e kthimit punën e kanë shumë më të lehtë për tu kualifikuar në gjysëmfinale. Së paku kështu duket në letër. Ndeshja kthyese zhvillohet në San Mames të Bilbaos me 5 Prill që përcakton gjysëmfinalistin. Fituesi i kësaj përballjeje takohet me fituesin e duelit ndërmjet Sportingut dhe Metalistit në gjysmëfinale të Europa League. Ndeshjen e parë, të luajtur në Protugali Sportingu e fitoi me rezultat 2-1.

 


 
Të gjitha lajmet nga