NË KUKËS

Sukaj i sjell kreun Partizanit
25 April, 2016 @18:38
Sulmuesi Xhevahir Sukaj ka shënuar gol në minutën e fundit të ndeshjes të zhvilluar në “Zeqir Ymeri” të Kukësit sot, për t’ia dhënë ekipit të tij kreun, së paku derisa të mësohet rezultati i ndeshjes Tirana-Skënderbeu.
Te Kukësi, mbrojtësi Lapidar Lladrovci ka marrë karton të kuq në minutën e 84-të të ndeshjes, pas dy të verdhave, derisa Partizani luante me 10 lojtarë në fushë prej se portieri Alban Hoxha u skuq në minutën e 45-të.