KUPA E KOSOVËS
BOROZANI/Arkiv
Nuza e Gashi referojnë gj’finalet e para
25 April, 2016 @15:19
Të mërkurën më 27 prill nga ora 15e30 luhen gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës në futboll.
Derisa Trepça’89 pret Dritën në “Riza Lushta” të Mitrovicës, Prishtina pret Llapin në Stadiumin e Qytetit.
Në ndeshjen e parë drejtësinë do ta ndajnë: Genc Nuza kryesor dhe B. Selimaj, F. Sekiraqa e A. Tahiri.
Ndërsa në të dytën Bajram Gashi kryesor, me ndihmës D. Preniqin, F. Berishën dhe të katërt S. Isufin.