ZYRTARE
Sukaj rikthehet te Partizani
30 January, 2017 @19:13
Përmes një konfirmimi në faqen zyrtare, klubi i Partizanit ka njoftuar opinionin që në radhët e veta e ka rikthyer Xhevahir Sukajn.
Sukaj ishte edhe më parë pjesë e skuadrës nga Tirana, ndërsa ai ishte larguar në qershor të vitit 2016 në drejtim të Malajzisë. Ardhja e tij tek Partizani shihet si një përforcim serioz në luftën për titull në Kategorinë e Futbollit Shqiptar, kur dihet që lojtari shkodran sezonin e kaluar kishte shënuar plot 22 gola për skuadrën kryeqytetase.
Momentalisht Partizani ndodhet në vendin e dytë në tabelë, me vetëm 4 pikë më pak se Kukësi lider.
TABELA AKTUALE E KATEGORISË SUPERIORE