TRANSFER
Llapi me përforcim premtues nga Austria
21 January, 2017 @19:53
Skuadra e Llapit ka zyrtarizuar përforcimin më të ri.
Llapjanët kanë nënshkruar me mesfushorin i lindur në Gjilan, Lumbardh Salihu, i cili ka luajtur në shumë skuadra të ndryshme nga Austria.
Salihu, 24 vjeçar, vjen nga skuadra e kategorisë së tretë austriake, SV Schwechat, për të cilën ka shënuar 6 gola dhe 2 asistime në 40 paraqitje.
Ai më parë ka luajtur edhe për skuadra austriake si SC Sollenau, Oberwart, SV Wien, Annabichler, ndërsa ka qenë pjesë edhe e skuadrës angleze Northampton Town.